Sherri në parlament, Begaj: Nuk ndërhyj në axhenda. Partitë të mendojnë për interesin kombëtar

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, është ndalur dhe në politikën e ditës në vend duke analizuar dhe situatën që prej kohës shoqëron zhvillimet e seancave plenare në Kuvend.

Kreu i shtetit, Bajram Begaj i i bëri thirrje subjekteve politike që duhet të mendojnë më shumë për interesin kombëtar dhe jo thjesht interesat e ngushta politike.

“Fryma dhe orientimi Euro-Atlantik i shqiptarëve dhe e Shqipërisë është e pandryshueshme.  E përmendëm që politika e jashtme po performon shumë mirë dhe duken rezultatet por Presidenti nuk ndërhynë tek agjendat politike të asnjëherës parti.   Presidenti nuk ndërhynë as te aksioni politik që ato ndërmarrin por për një gjë është e sigurt që presidenti i drejtohet me mesazh që të mendojnë më shumë për interesin kombëtar se sa për interesin personal politik”, tha Presidenti Begaj.

Gjithashtu Presidenti ka komentuar dhe rastet që sipas tij, nësë do të shikohet e arsyeshme do të përfshihet në zhvillimet e politikës së ditës.

“Mendoj se në funksionin që jam Presidenti i Republikës nuk mund të bëhet pjese e politikës së ditës. Presidenti duhet të qëndrojë në pozicionin e tij kushtetues, që është pozicioni neutral, që partitë politike të bëjnë punën e tyre dhe në momentin që kërkohet nga presidenti por dhe nga Institucioni i Presidencës  për tu marr në konsideratë për një çështje të caktuar, patjetër që do të përfshihem”, theksoi Presidenti Begaj.   

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme