Bashkimi i opozitës për poste? Bardhi: Zhvillimet në statut janë sipas rregullave

Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar i është përgjigjur deklaratës së Sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, i cili e ka quajtur si bashkim për pazare dhe për poste.
Në përgjigjen e tij, Bardhi tha se nuk do të komentojë deklaratat e tij, pasi nuk ka punë me PD dhe zhvillimet që ndodhin aty.
Gazment Bardhi theksoi se, “çdo zhvillim në status janë realizuar sipas rregullave”.
”Nuk e njoh dhe nuk kam punë me të. Dhe si rregull, as ai nuk ka punë me PD dhe zhvillimet në kampin tonë. Sa i takon zhvillimeve në statut ka qenë rregull, që kryetar i grupit parlamentar është edhe nënkryetar partie. Nuk ka asnjë lajm të ri. Ushtroj edhe përgjegjësinë e nënkryetarit. Është përgjegjësi dhe as post dhe as karrige. Çdo përgjegjësi është me një rëndësi themelore dhe secili duhet të shërbej atyre pritshmërive që kanë demokratët. Nuk ka asnjë koleg që kërkon ndërprerjen e aksionit në parlament”, u shpreh Bardhi.
Gjithashtu deputeti i Rithemelimit ka kometuar dhe ngjarjet në seancat plenare duke i bërë thitrrje Presidentit Bajram Begaj që të reagojë.
‘Kuvendi vijon të mbroj interesat e një grushti oligarkësh. Para një jave miratuan një ligj tërësisht me interesa klienteliste që i hap rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura. Presidenti të mos fshihet por të reagoj. Nesër kanë planifikuar një tjetër ligj klientilist për të zgjatur afatin e investimeve strategjike. Është hera e pestë që kartat e mazhorancës ngrihen për 5 njerëz në Republikën e Shqipërisë. Nga një ligj që u synua dhe propagandua për interesin publik u kthye në një ligj për interesat e një grushti njerëzish të përfitojnë nga ulja e taksave dhe të përfitojnë nga krimi dhe korrupsioni. Deputetët e mazhorancës nuk janë atje për t’u shërbyer Pëllumb Gjokës. Por për të kundërshtuar këtë dhe mbrojtur interesin publik.’, tha Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




