Pas 7 minutash Nikolla ndërpret seancën, deputetët e opozitës zhurmë me bilbila, Noka nuk lejon deputetin e PS-së të flasë

Politikë | 3 vite më parë

Seanca parlamentare e së hënës, ka qenë thuajse identike me seancat e kaluara plenare. Ajo ka zgjatur vetëm 7 minuta, pasi deputetët e opozitës, ashtu si dhe në seancat e mëparshme, nuk kanë lejuar vijimin normal të saj.

Seanca ka nisur me zhurmën e bilbilave në sallë, të cilat u përdorën nga deputetët e opozitës. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla paraqiti rendin e ditës, por një pjesë e deputetëve të opozitës ishin ngritur në këmbë pranë foltores me pankarta në duar, duke u fryrë bilbilave.

“Njerëzit duan të dëgjojnë për hallet dhe shqetësimet e tyre, jo bilbilat”, tha krye-parlamentarja Nikolla.

Deputetët e opozitës gjithashtu nuk lejuan deputetët e shumicës që të mbanin fjalën e tyre për të shprehur shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve, pasi seanca e sotme kishte në rend të ditës diskutimet për problematikat e evidentuara nga zgjedhësit.

Në kohën që kryetarja e Kuvendit, i dha fjalën deputetit të PS-së, Vullnet Sina, sekretari i Përgjithshëm i ‘Rithemelimit’, Flamur Noka nuk e lejoi atë të fliste. Në këto kushte, krye-parlamentarja Nikolla ndërpreu seancën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme