Nikolla: Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë i shërben paqes, sigurisë e stabilitetit në rajon

Politikë | 3 vite më parë

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë në asnjë rrethanë e kohë nuk i ka shërbyer paqes, sigurisë e stabilitetit, sikurse do ndoëh nga dita e sotme (4 mars).

Në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së kësaj baze, Nikolla u shpreh se Shqipëria është një partner i denjë dhe i sinqertë i NATO-s.

“Ne shqiptarët kemi të drejtë të krenohemi për disa të drejta që do i bënin nder çdo vendi aleat të NATO-s.

Jemi partner i denjë dhe i sinqertë i aleancës. Për dikë që iu njeh kontributet e Shqipërisë në NATO për paqen sigurinë e stabilitetin është e vështirë të kuptojë si një vend kaq i vogël të ketë një kontribut kaq të madh. Përgjigjen e dimë vetëm ne shqiptarët, sepse për ne anëtarësimi në Aleancë është një fakt ekzistencial që buron nga rrënjët, identiteti dhe aspiratat paqedashëse. Kemi të drejtë të krenohemi se SHBA e NATO kanë krijuar bindjen se nëse ka një vend anëtar të ri të Aleancës që mbështet pa asnjë dilemë vendimet e saj, ky vend është Shqipëria.

Kjo bazë, në asnjë rrethanë  e kohë nuk i ka shërbyer paqes, sigurisë e stabilitetit sikurse po shërben nga dita e sotme”, tha Nikolla.

Ditën e sotme (4 mars) u mbajt ceremonia e hapjes së bazës së re ajrore të NATO-s në Shqipëri. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, i Ngarkuarit me Punë i Ambasadës Ameriakne David Wisner, Ministri turk i Mbrojtjes Yaşar Güler, Ministri italian i Mbrojtje Guido Crosetto, etj,.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme