Shtyhet për më 8 mars seanca për Berishën, avokati Gjokutaj: Qëllim, djegia e mandatit të deputetit

Është shtyrë për më 8 mars seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka kërkuar heqjes e masës “arrest shtëpie”, në të cilën ndodhet që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, ndërsa akuzohet nga SPAK për korrupsion në lidhje me dosjen për ish-kompleksin Partizani.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar para mediave se gjykata nuk ka pranuar arsyetimin që Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët e tij, me qëllim djegien e mandatit të deputetit.
Avokati ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se luan rolin e gjyqtarit të kësaj çështje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




