Berisha: SHISH-i është në shërbim të Edi Ramës

Sali Berisha, nga ‘arresti shtëpiak’ deklaroi të hënën në mbrëmje para mbështetësve të tij se Shërbimi Informativ Shtetëror është detyruar që çdo të dhënë ta kalojë te kryeministri, Edi Rama.
Sipas tij, drejtuesja e këtij institucioni, Vlora Hyseni ka urdhëruar drejtoritë të mos dërgojnë asnjë informacion askund tjetër veç kryeministrisë.
“Një muaj më parë, Edi Rama jep urdhër në kundërshtim flagrant me ligjin e Shërbimit Informativ Kombëtar. Ligji detyron shërbimin, që të dhënat që ai mbledh në punë e sipër për kriminalitetin, për korrupsionin, për vepra kërcënuese, për terrorizëm, etj., me ligj ai ia kalon institucioneve ligj zbatuese. Kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucione të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeministria, te Engjëll Agaçi”, tha Berisha.
Sipas tij, ky një kontroll i tmerrshëm policesk dhe një akt antiligjor dhe një diktaturë që bazohet te krimi dhe droga.
“Sonte ishte një natë për rikujtuar martirët intelektualë, por edhe njëherë mesazhi i tyre është të ngrihemi në këmbë në betejën pa kthim, në mosbindjen civile, të përmbysim narko- regjimin, të përmbysim levat e tij, organizatat e tij kriminale. Të rivendosim ligjin, të rivendosim Kushtetutën, të rivendosim të drejtat, të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, pluralizmit dhe Evropës.”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



