Samiti për Ukrainën, Spiropali takon ambasadorin e Kosovës në Shqipëri

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti të hënën në një takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, në vigjilje të Samitit për Ukrainën.
Siç është bërë e ditur, Tirana do të mirëpresë për herë të parë një samit kushtuar tërësisht Ukrainës, ngjarje kjo me rëndësi të posaçme ku Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.
Ministrja theksoi se në takim me ambasadorin folën mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat parësore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ky bashkëpunim ka pasur dhe do të ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë së kombit,” shkruan Spiropali në platformat sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



