Ligji për Zonat e Mbrojtura – Partia e Lirisë apel Presidentit të mos e dekretojë

Partia e Lirisë i ka bërë thirrje Presidentit Bajram Begaj që të mos dekretojë ligjin për Zonat e Mbrojtura, të miratuar në Parlament më 22 shkurt vetëm me votat e mazhorancës.
Sipas nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, me anë të këtij ligji, Zonat e Mbrojtura do të shndërrohen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese, shumica e të cilave, sikurse thotë ajo, do vihet në shërbim të pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit.
“Me këtë ligj Zonat e Mbrojtura do shndërrohen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese, shumica e të cilave do vihet në shërbim të pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit.
Ne i kërkojmë publikisht Presidentit të Republikës të mos e dekretojë ligjin klientelist të mazhorancës për të dëshmuar në këtë mënyrë jo vetëm që nuk është shtojcë e pushtetit të saj, por të mbrojë nga barbaria pasuri të parikthyeshme më dhe të krijuara mijëra vjet”, tha Xhixho.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



