Samiti për Ukrainën, Zelenski në Tiranë më 27 shkurt. Takim “kokë më kokë” me Ramën

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky mbërrin mbrëmjen e 27 Shkurtit në Tiranë, nën masa tejet të rrepta sigurie, për t’iu bashkuar Samitit të Ukrainës me vendet e Evropës Juglindore; këtij organizmi të qeverisë shqiptare, për të siguruar mbështetje, për vendin që prej 2 vitesh tashmë përballet me sulmin rus.

Njeriu simbol që udhëheq kombin e tij për të mbrojtur territoret nga lufta e padrejtë e Presidentit rus, Putin, Zelenski pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama dhe i bashkohet samitit në Tiranë më 28 Shkurt, ku janë edhe lider të 10 shteteve të tjera, kryesisht në lindje të Evropës.

Në Tiranë për Ukrainë, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij edhe kryeministri grek Micotaqis, për herë të parë, pas marrëdhënies disi të ngrira mes Tiranës dhe Athinës, pas arrestimit të Fredi Belerit. Pjesëmarrja në Samitin për Ukrainën, përkon edhe me ditën kur në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet parashtrimi i mbrojtjes, kundër pretencës së prokurorisë, që kërkon dënimin e tij me burg.

Presidenti Zelenski, parashikohet që të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp. Për arsye sigurie nuk konfirmohet vendi ku do të qëndrojë Presidenti Zelenski, ndërsa është mësuar se prej shume kohësh shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në Tiranë.

Qëndrimi  i Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe dënimi i Rusisë për krime lufte, ka qenë kryefjalë e bashkë penë mbajtëses së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke i renditur një nga vendet e para që dënoi agresionin rus dhe ndërmori rezoluta në KS bashkë me SHBA-në, për të cilat Rusia përdori VETO si një vend i përhershëm në KS të OKB.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme