Naço: 600 të burgosur përfitojnë nga Amnestia Penale. Ja kush përfiton!

Politikë | 3 vite më parë

I ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço tha se nga Amnistia Penale do të përfitojnë rreth 600 të burgosur.

Naço theksoi se përmes Amnistisë është koha t’i jepet një mesazh sistemit gjyqësor.

“Sipas statistikave përfitojnë rreth 600 të burgosur. Po kush nga këto politikanë do fitojë nga këto vona, nëse i marrim për votë. Nuk i kap të gjithë të burgosurit amnistia sepse ka vendosur disa kufizime, nuk jam dakord me këtë. Propozimi që unë kam dhënë është shumë i ngushtë .Është politike, pra t’i amniston peshkimin e paligjshëm kur është i dënuar një person dhe kur është në ndjekje penale jo. Pra këtë duhet të kuptojmë një e bën dhe një jo. Po nga 335 nene, 161 nene kap amnistia dhe nga këto janë krime që nuk i kap amnestia.

Unë nuk jam që të boshatiset burgu, por jam që përmes amnistisë t’i japi mesazh sistemit gjyqësor prokurorisë që nesër për një peshkim të paligjshëm mos ta fusi në burg, por të vendosë gjobë“, tha Naço.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme