Reforma zgjedhore – Partitë minoritare kërkojnë zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it

Politikë | 3 vite më parë

Partia Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian si dhe Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane se bashku me Partinë për Europianizim dhe Integrim nëpërmjet një deklarate për shtyp i kanë kërkuar komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore të trajtojnë rekomandimet e raportit të OSBE – ODIHR që ka të bëjë me zbatimin e votimit dhe numërimin elektronik, administratë zgjedhore të depolitizuar si dhe krijimin e kushteve për votimin e qytetarëve jashtë vendit.

“Komisioni i reformës Zgjedhore të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të krijojë kushtet për votimin jashtë vendit, votim dhe numërim elektronik dhe depolitizim të administratës. Është thelbësore që reforma zgjedhore te jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale dhe minoriteti të kenë një zë të dëgjueshëm dhe efektiv në parlament”, tha Vasil Sterjovski, Kryetar i Aleancës Maqedonase për Integrim Europian.

Sipas Vasil Sterjovskit ky sistem është diskriminues dhe nuk garanton përfaqësim të drejtë për minoritetet të cilat janë të shpërndara në gjithë Shqipërinë.

“Sistemi aktual proporcional rajonal nuk adreson nevojat e një shoqërie të larmishme. Ky sistem është diskriminues dhe nuk përfaqëson minoritetet që janë të shpërndara në gjithë territorin e Shqipërisë”, tha Sterjovskit.

Në raportin e OSBE-OHDIR kërkohet respektimi i të drejtave të minoriteteve në vendin tonë dhe garantimi i votës së lirë të tyre.

Gazetare: Kostanca Koçi 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme