Debat i fortë/ Beqiri: Këta bëjnë ham- ham. Baçi: Ne s’bëjmë ham- ham. Nikolla s’na lejon të flasim

Politikë | 3 vite më parë

Avokati Idajet Beqiri është përplasur me deputetin e PD-së, Luan Baçi në emisionin ‘3D’,  lidhur me sjelljen dhe reagimin në seancën plenare të deputetëve të Rithemelimit.

Sipas Beqirit, ajo që u pa sot në Kuvend tregon jo thjeshtë amullinë që ndodhet opozita në të tre krahët, por kjo amulli u thellua edhe më shumë.

“Politika ka qenë e gjërave nën rrogoz. Bardhi nuk bëhet dot kurrë kryetar i PD-së. Nuk e ringjall dot Bardhi, i cili ‘as të ngroh, as të ftoh’. Edhe vetë Bardhi nuk e di  si është në krye të deputetëve. Partia zyrtare e Bashës që e pranon ligji, ka aq vota sa ka. Dihet sa mori Berisha dhe Meta. Për Bardhin s’dimë sa vota ka. Kanë rrjedhur shumë lumenj. Deputetët i ka të Bashës. Kjo opozitë që do të bëhet forcë qeverisëse do të vijojë me sherre? Do e zbatojë ligjin? Ata hynë duke ulëritur. Hynë për sherre dhe shamata. Bënë vetëm ham- ham.”, tha Beqiri.  

Por Baçi kundërshtoi duke thënë se “ne nuk bëjmë ham- ham në Kuvend”.

“Janë ata që bllokojnë se nuk zbatojnë rregulloren. Nikolla më le 1 minutë. Nuk zbaton rregulloren.”, tha Baçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme