Këshilltarja Marku: Lezhjanët nuk janë racistë. Shqetësim është siguria

Këshilltarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku e ftuar në emisioni “3D” në RTSH nga Alban Dudushi u shpreh se banorët e Lezhës nuk kanë aspak paragjykim racor por ato shqetësohen për sigurinë e cila ka shumë problematika por edhe për ekonominë apo anën sociale.
“U tentua që të polarizohej opinioni publik dhe të çohej padrejtësisht drejt paragjykimeve racore për shkak të ngjyrës, por unë e përjashtojë në mënyrë kategorike. Shqetësimi është mjaft i madh për sa i përket impaktit që do të ketë në ekonomi dhe në anën sociale si dhe në siguri në bashkinë e Lezhës.
Me të drejtë banorët në Lezhë u indinjuan në momentin që u vunë në dijeni për marrëveshjen për emigrantët e nënshkruar në errësirë të plotë dhe me iniciativë personale nga ana e kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministres së Italisë në mungesë të transparencës si dhe në mungesë të konsultimit të detyrueshëm paraprak.
Ndodhemi në kushtet e një pasigurie dhe një rendi që ka problematika të shumta kështu që këto janë pikat kryesore mbi të cilat banorët e Lezhës me të drejtë janë të shqetësuar”, tha Alfrida Marku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




