Baçi: 50 deputetë të PD kërkojnë Bylykbashin bashkëkryetar

Opozita dhe maxhoranca nuk e kanë gjetur ende dakordësinë për vijimin e punës të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Teksa këtë të premte do të zhvillohet mbledhja e radhës, pas dështimit një javë më parë, Baçi tha në “3D” se ata do të marrin pjesë, por këtë herë jo për të bllokuar punimet.
Ai akuzoi se qëllimi i maxhorancës është që të bëjnë një mbledhje të njëanshme, teksa theksoi se ata nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Edhe njëherë ai përsëriti kërkesën për zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar me Oerd Bylykbashin. Sipas tij, janë 50 deputetë të opozitës që janë bërë bashkë në këtë kërkesë.
“Kërkesat e opozitës ishin riformatim i Komisionit të Reformës Zgjedhore, bëmë propozimet ja paraqitëm Lindita Nikollës. Niklolla, me urdhër të Ramës thotë unë nuk i marr parasysh. Do vazhdoj me ata bashkëkryetarë, që i ka të vetët tani të dy. Ditën e premte është lajmëruar një mbledhje, njoftimi është bërë që do jetë mbledhje fizikisht, që ka dalë për ata deputetë që janë pjesë e Komisionit që 2 vite e gjysmë më parë që nuk i njohin propozimet e PD. Ata vazhdojnë lojën e pistë dhe provokative ndaj opozitës.
Ne do shkojmë te mbledhja, të gjithë deputetë që janë pjesë e Komisionit të propozuar nga PD. Ram ai bëri thirrje Linditës që të marrë masa për një mbledhje normale të Komisionit. Me këtë nënkupton thirrje për ndihmë duke thirrur Gardën për të bërë mbledhje të njëanshme. Gjë e tillë nuk do të ndodhë, janë 50 deputetë të opozitës që janë bashkë. Rekomandimet e Parlamenti Europian e thotë qartë, bashkëpunim gjithëpërfshirës me komponentët e opozitës që ka peshë kryesore. Përfaqësimi ynë bie poshtë nëse nuk kemi një bashkëkryetar. Bashkëkryetari ka të drejtë e vetos dhe ai vë ekuilibrat”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




