SPAK pranon kërkesat, Berisha dhe Malltezi do merren në pyetje javën tjetër

Politikë | 3 vite më parë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, duke shtyrë për javën e ardhshme seancën e marrjes në pyetje.

Seanca e marrjes në pyetje ishte parashikuar ditën e sotme (17 janar) për Malltezin dhe nesër për Berishën, por me kërkesë të avokatëve të tyre, SPAK pranoi shtyrjen.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimin e ish-kryeministrit Berisha për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik që përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

 

Dosja “Partizani”, Berisha shkon në SPAK më 23 janar, Malltezi dy ditë më pas

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 24 janar për shqyrtimin e ankimit të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, që qëndron në fuqi prej 20 ditësh.

Si i dyshuar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, Sali Berisha do të merret në pyetje në 23 janar, ndërsa dy ditë më pas SPAK do të pyesë edhe Jamarbër Malltezin.

Në të njëjtën çështje gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë edhe ankimin kundër vendimit që refuzoi përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme