Përplasja/ Sulo: Po e merrni në qafë këtë vend, e latë Ramën në pushtet. Logu: E ke gabim!

Analisti Arion Sulo është përplasur me anëtarin e Këshillit të Partisë Demokratike, Besart Logu duke i thënë se me qasjen e saj opozita po e mban në pushtet Edi Ramën.
Nga ana e tij, Logu u përgjigj se grupimi politik ku ai bën pjesë është ndarë nga Berisha dhe Berishizmi.
Debati në studion e “3D”:
Sulo: Ku e ke opozitën?
Logu: Është prezent në institucione
Sulo: E ke parë Rithemelimin e PD-së…
Logu: Koalicioni “Bashkë Fitojmë” u provua sa alternativë fituese është
Sulo: Mos merrni gjëra që nuk iu takojnë sepse e morët në qafë këtë vend. Mos merrni gjëra që nuk ju takojnë…
Logu: Pse? Sepse po distancohemi nga Berisha dhe Berishizmi
Sulo: E latë Edi Ramën në pushtet
Logu: Jo jo, e keni gabim
Sulo: Si do ta rrëzosh dot Edi Ramën, t’i s’del dot në punë, si do ta rrëzosh?
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




