Berisha : Studentë, lini auditoret dhe mbushni rrugët dhe sheshet

Ish-kryeministri Berisha për të dhjetën ditë radhazi ka folur për mbështetësit e tij nga dritarja e shtëpisë ku po vuan masën e sigurisë arrest shtëpie.
Gjatë fjalës së tij Berisha falënderoj mbështetësit e tij që në shenjë solidarizimi kundër dënimin politik, demokratët mblidhen tashmë në ‘Rrugën e Shpresës’, duke kundërshtuar arrestin shtëpiak ndaj Sali Berishës.
“Kjo rezistencë e qindra demokratëve tashmë është kthyer në shpresë për shqiptarët, të cilët përballen me regjimin e Edi Ramës”.
Por më lejoni t’i dërgoj një mesazh nga rruga nën ballkon Edvin Ramës, u shpreh Brisha, “Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës. Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve të lirë.Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve guximtarë. Në të vërtetë, kjo është rruga e lirisë”.
Ndër të tjera ai tha se, sot më shumë se kurrë, pas 32 viteve, koha, Shqipëria kërkon fjalën e gjeneratës së re. Kërkon guximin e kësaj gjenerate, kërkon vizionin e kësaj gjenerate, kërkon fuqinë e saj. Në qoftë se 32 vite më parë, një gjeneratë të rinjsh u përball me një guxim epik me diktaturën komuniste dhe e zvarriti atë rrugëve të Tiranës, nuk duhet të harrojmë se e keqja ndër vite, e keqja këto 10 vitet e fundit, mori përsëri, lëshoi shtat dhe mori formë tjetër.
“Përsëri kjo e keqe bëri që të gjitha pushtetet të përqendrohen, të grabiten, të mblidhen në duart e një personi”, përfundoi Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




