Gjikondi: Dinamizmi i Gonxhes do provojë zgjedhjen e Ramës

Politikë | 3 vite më parë

Juristja Brisida Gjikondi ka vlerësuar propozimin e Kryeministrit Edi Rama që ish vartësi i tij në Bashkinë e Tiranë, Blendi Goxhe të  përfshihet së fundmi në kabinetin qeveritar.

“Unë e shikoi si një vendim të mirë në fakt. Blendi Gonxhe është  për mua një njëri punëtor.  Një person që e ka kthyer në rentabël atë institucion që ka drejtuar”, shpreh ajo. 

Duke folur në emisionin “3D”, Gjokondi tha se, “Rama ka gjetur një personazh që ka pasur rezultate dinamike dhe pozitive në Bashkinë e Tiranës apo se fundmi dhe tek Drejtoria e Transportit  dhe në këtë prizëm Rama po përpiqet të bëj një ministri rentabël të kulturës shqiptare”. 

Ndaj theksoi ajo, mendoj që me ketë vizion që ka Gonxhe, Rama e ka zgjedhur për ti vënë një tjetër dinamik kulturës dhe ekonomisë.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme