Debati/ Gjata: Si bien diktaturat? Gjikondi: Me megafon nga dritarja?

Debati i nxehtë është zhvilluar në emisionin “3D” se si priret të zhvillohet politika tashmë edhe me daljen në skenë kohët e fundit Argita Malltezit, vajza e ish-kryeministrit Berisha.
Juristja Gjikondi është e mendimit se, “Argita Malltezi po përpiqet të profilizohet për ti dhënë zë babait të saj dhe për të marr një vend që unë besoj se nuk mund ta mbaj sepse ajo që në start e nis si person non grata e shpallur nga SHBA-ja. Berisha dhe personazhet e tjerë politike në Shqipëri kanë kusure dhe unë mendoj që drejtësia duhet të merret direkt me ata pa pritur që të dilnin persona non grata”.
Përsa i takon dualitetit ndwrmjet Lulzim Basha dhe Argita Malltezi mendoj tha Gjikondi, se është një histori tipike e shëmtuar e politikës shqiptare.
Ndërsa juristi Çlirim Gjata u shpreh se kjo është një ccështje e brendshme e PD-së dhe do shikohet në kohë se si do shkojnë zhvillimet, por sipas tij, problemi është qeveria.
Duke perifrazuar thënien e ish-Presidentit amerikan , Roland Regan se Qeveria është problemi, Gjata tha se, “vetëm në Shqipëri nuk flet më njëri për fajet e qeverisë. Rama nuk rrëzohet më me zgjedhje. Më e rëndësishme se kurrë është se si bien diktaturat. Është punuar shumë për të ardhur në këtë ditë dhe për ta lënë Shqipërinë pa opozitë.
Po po me megafon, ndërhynë Gjikondi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




