Gjata: O SPAK, ku je? Curi: Në Amerikë! Gjata: Pse nuk ndëshkohet Rama? Curi: Nuk i bie dot!

Çlirim Gjata duke folur mbi akuzat që GJKKO-ja ka vendosur për ish-kryeministrin Berisha, u shpreh se “ Edi Rama ka bërë ligje dhe VKM nominale me emrin p.sh “Fusha”, sikurse ishte ai për teatrin dhe është shfuqizuar nga Kushtetuesja.
Për Inceneratorët janë kapur disa persona që në mënyrë direkt apo indirekte, janë ata që ka lëshuar Rama për mos të shkuar tek Veliaj . Pra këto a i shikon SPAK-u këto ”.
Ndërsa analisti Curi mendon se SPAK-u nuk shkon tek Edi Rama sepse komandohen nga Amerika. Sipas tij, SPAK dhe Amerika nuk ndërhynë për ta rrëzuar Ramën sepse kanë hall se vjen Berisha sërish Kryeministër.
“O SPAK, ku je? – ngreh pyetjen Çlirim Gjata, ndërsa analisti Curi, i përgjigjet në Amerikë, duke dal tek argumenti i tij se ndaj nuk rrëzohet Rama nga qeveria.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




