Gjata: Mos u tmerro Brizidë! Gjikondi: Pse e mbron? Berisha i thotë prokurorit horr

Politikë | 3 vite më parë

Në emisionin “3D” ku po diskutohet në këtë fillim viti “Politika-viti i ri, avazi i vjetër” debat i ashpër është zhvilluar mes dy juristëve Çlirim Gjatës dhe Brisida Gjikondi, të pranishëm në studio.

Duke iu drejtuar juristit Gjata, Gjikodi u shpreh se Berisha këtej kundërshton dhe anatemon vendimet e SPAK, duke i quajtur kaps, vazhdon dhe e respekton vendimin duke qëndruar arrës shtëpie.

Ndërsa juristi Çlirim Gjata ka theksuar se |Berisha është në të drejtën e tij të mbaj komunikim me mbështetësit e tij sepse vendim i Gjykatës për mos komunikuar nuk është e mbështetur në ligj.

Gjikondi : Pse Berisha qëndron në shtëpi dhe e njeh vendimin ndaj tij.

Gjata : Ju merreni me viktimën, unë po them çfarë ka vendosur gjykata. Pse shkel ligjin gjykata ?

Gjikondi : Më fal , ju duket normale që i thotë Kryetarit të SPAK dhe prokurorëve, horra ?

Gjata : Po normale është.  Mos u tmerro o Brisidë.

Gjikondi: Po kjo është e tmerrshme. Si mund ta relativizoni dhe ta quani normale.

Gjata :  Anglezët thonë një shprehje; Në Romë duhet të sillesh si romak, në shqip do më thënë që me halabakun do sillesh si halabak

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme