Berisha në dritare, Gjata: Ja neni që i jep të drejtën e fjalës! Gjikondi: Hera e 7-të që thyen ligjin

Juristi Çlirim Gjata, në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se vendimi i gjykatës për ti hequr berishës të drejtën e komunikimit është I pambështetur në ligj.
Sipas tij, Berisha del në dritare sepse i është vendosur si masë sigurimi ndalimi i komunikimit.
“Ku e mbështet gjykata heqjen e të drejtës së komunikimit? Nuk egziston në Kodin e Procedurës Penale, masë sigurimi si heqja e të drejtës së fjalës pra e komunikimit. Për këta që janë deputetë neni 242 flet për pezullimin e shërbimit publik, pra gjykata i ndalon personit pezullimin e këtij shërbimi. Por kjo masë nuk zbatohet për persona të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata e ka të ndaluar që ti ndalojë të zgjedhurve komunikimin. Vendimit politik do ti përgjigjet politikisht.”, tha Gjata.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




