Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit gjerman, Rama: U shkëput një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.

Rama e ka cilësuar “Kaiser Franz” si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtreve të baletit modern në qendrën e mbrojtjes gjermane.

Në postimin e tij Kryeministri Edi Rama shkruan, “Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër Kupe të Botës”.

“Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, përfundon dedikimin e tij të ndjerë Kryeministri Rama.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme