Presidenca belge e BE-së, Nikolla mesazh Tillieux: Zgjerimi na bën të gjithëve më të fortë

Politikë | 3 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux, me rastin e marrjes së Presidencës belge të BE-së, me besim në realizimin me sukses të prioriteteve të kësaj Presidence.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale Nikolla shkruan se “këto prioritete janë udhëharta për një Europë më të fuqishme, më të bashkuar e demokratike, konkurruese dhe të qëndrueshme, me më shumë mirëqenie e drejtësi sociale, të dedikuar për qytetarët e saj dhe të hapur ndaj botës”, shkruan Nikolla në mesazhin e urimit.

Nikolla shpreh po ashtu kënaqësinë që zgjerimi do të vijojë të përbëjë një prioritet të Presidencës belge sepse, siç nënvizohet edhe në prioritetet e saj, zgjerimi na bën të gjithëve më të fortë.

“Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të kontribuojë në përshpejtimin e ritmeve të evropianizimit të vendit tonë, duke garantuar legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi, për të përmbushur aspiratat e shqiptarëve, si populli më proevropian në rajon”, u shpreh Nikolla.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme