Berisha në arrest shtëpie. Gazetarja Anisa Kadesha zbulon detaje

Gazetarja e RTSH-së, Anisa Kadesha ka zbuluar detaje se çfarë po ndodh me ish-Kryeministrit Sali Berisha pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila pranoi kërkesën e SPAK duke caktuar “arrest shtëpie” me polic tek dera për ish-kryeministrin.
Duke raportuar pranë banesës së tij, Kadesha thekson se , “Berisha ka zgjedhur që ta pres vendimin e GJKKO-së, në banesën e tij duke mos dal nga apartamenti sikurse bënë në të përditshmen e tij ku gjithmonë është në komunikim me median, zhvillon takime me bashkëpunëtor dhe takime publike“.
Duke i bërë një përmbledhje të gjithë zhvillimeve të ditës që kulmoi me vendosjen e masës së GJKKO-së, Kadesha nënvizoi se, “ Ish-kryeministri është tashmë nën masën e arrestit të shtëpisë dhe përveç Luçiano Boçit ka pasur shumë pak reagime nga selia blu. Por vetë Sali Berisha kë reaguar për herë të parë pas masës së dhënë. Nëpërmjet një komunikimi në rrjetet socialë ku ka denoncuar këtë vendim si një vendim tërësisht politik. Sipas Berishës vendimi i sotëm i gjykatës është një hakmarrje politike nga Kryeministri Edi Rama dhe sipas tij, ky është një tregues i frikës që ai ka nga opozita e vërtetë”.
Ndër të tjera ajo theksoi se, z. Berisha në këtë postim të shkurtër në rrjetet sociale ka theksuar se do të vazhdojë që të drejtoj opozitën , pavarësisht masave që merren ndaj tij.
Duke dhënë detaje me atë që po ndodhë pranë banesës së Ish-kryeministrit, Kadesha informon se për momentin nuk ndodhet asnjë punonjës policie pranë banesës. Por, sikurse tha ajo e konsultuar me ekspert ligjor, vendimi i GJKKO-së nuk parashikon mbikëqyrjen në 24 orë në 24 por me afate periodike.
“Në këto momente ne ndodhemi përpara banesës së tij dhe nga ajo që kemi konstatuar është fakti që nuk ka bashkëpunëtor, deputet që të jenë ngjitur në banesën e tij , gjithçka është e qetë. Nga sa kemi mësuar nga ekspert të legjislacionit, theksohet se vendimi i GJKKO-së parashikon që mbikëqyrja policore të mos jetë 24 orë në 24 por të jetë një mbikëqyrje periodike . Pra punonjësit e policisë do të verifikojnë nësë ish-Kryeministri Berisha e respekton ose jo masën e sigurisë. Do e zgjidhin ata kohën kur do ta bëjnë këtë verifikim të vendimit të GJKKO”, përfundon raportimin Anisa Kadesha për RTSH.-në.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




