Përplasja – Curi: Basha la nam, u bë DJ!. Bejko: Mua më pëlqen, e ka bërë dhe Klinton!

Edhe pse prej disa mandatesh kryetari zyrtar i demokratëve, Lulzim Basha, vazhdon të ngjallë ndasi mes militantëve të partisë, të cilët kanë provuar në shumicë se janë më të lidhur me udhëheqësin historik të PD-së, Sali Berishën.
Për analistin Arjan Curi, Basha në politikë nuk ka origjinalitetin e Bashës në jetën private, po “shet” një imazh tjetër i cili nuk e tërheq votuesin. Kjo pikëpamje u kundërshtua nga nënkryetari i PD-së nën Bashën, Roland Bejko.
Debati Curi-Bejko
Curi: Ne nuk e dimë ku janë njerëzit, por dimë që shumica nuk janë as me Berishën, as me Bashën. Ne gabimisht mendojmë se demokratët duhet të jenë me njërin prej tyre, që të bien dhe të dalë një lider i ri. Shiko në miting: 50 njerëz ka Berisha, 10 ka Basha.
Bejko: Në datën 11 s’kishte vend për t’u ulur aty.
[ndërhyn Alban Dudushi: Edhe për atë ju akuzuan se i solli bashkia.]
Curi: Këta bëjnë vetëm “party”. E pe atë “DJ Basha”. Mbasi skuqi vezën dhe i thoshte të shoqes “mos më merr, zemër, mos e hidh”… Ngaqë s’bën politikë kalon në dixhejllëk.
Bejko: Është gjëja më e mirë. Edhe ajo politikë është. E ka bërë edhe Bill Klinton. Secili shpreh pasionin e tij.
Curi: … por Bashës nuk i ka lezet, sepse nuk di ta bëjë… Basha akoma nuk e ka gjetur origjinalitetin e vet. Është ndryshe nga afër dhe nuk e di pse del nga ai. Perceptimi im joshkencor është se shumica e demokratëve që takoj nuk janë as më njërin, as me tjetrin, sepse Basha është vazhdim i berishizmit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




