Bejko: Jam kërcënuar kur kërkova hetimin e tij në SPAK

Politikë | 3 vite më parë

2023 ka qenë një vit politik i cili e ka parë sërish të ndarë partinë më të madhe opozitare.

Situata me Partinë Demokratike dhe liderin e saj historik, Sali Berisha, u shtrua për debat në studion e “3D” në RTSH.

Roland Bejko, nënkryetari i PD-së zyrtare, u shpreh se është fatkeqësi që cikli politik i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit po i vjen nga drejtësia.

“Kam qenë ndër të parët që kam thënë se Berisha duhet hetuar nga SPAK-u. Kur e kam thënë këtë më kanë sulmuar mediet e familjes së vet, së pari, dhe njerëzit e tij të afërm. Në rrjetet sociale kërcënimet me jetë ishin të përnatshme. Përderisa z. Berisha thotë se unë jam i ndershëm, duhej të shkonte një orë e më parë te drejtësia. Por kur drejtësia erdhi te pragu, filluan sulmet ndaj saj, të cilat vazhdojnë sot e kësaj dite. Në këto kushte them shyqyr që erdhi kjo ditë, por në aspektin njerëzor dhe sepse kemi bashkëpunuar më vjen keq për fatin e z. Berisha dhe për vetminë e tij. Nuk do të doja kurrë ta shihja që mbyllja e ciklit të tij të vinte për shkak të drejtësisë dhe kokëfortësisë së tij duke mos gjetur rrugët për të dalë në mënyrë të lavdishme, siç edhe iu sugjerua dy vjet e gjysmë më parë: Genc Ruli ia bëri prognozën se çdo të ndodhte,” tha z. Bejko.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme