Bombardimet masive të Rusisë ndaj Ukrainës, reagon ministri i Jashtëm, Hasani: Shqipëria dënon ashpër këto sulme

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për sulmin masiv ajror të Rusisë ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një reagimi në rrjetin sociale “X”, Hasani dënoi sulmet e ashpra të cilat i konsideroi si të pajustifikuara nga ana e Rusisë.

Sipas Hasanit, sot Ukraina është përballur me sulmin më të ashpër ajror që prej nisjes së luftës dhe si pasojë kanë humbur jetën disa qytetarë të pafajshëm.

“Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshme. Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia” shkruan Hasani në “X”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme