Gjikondi: Po shtyni me hile seancat! Gjokutaj: Kemi shfrytëzuar dispozitat e Kodit Penal

Avokati i ish-Kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj, dhe juristja Brisida Gjikondi janë përfshirë në një debat në emisionin “3D”.
Gjokutaj duke shpjeguar mbrojtjen që po i bëjnë ish-kryeministrit Berisha u shpreh se, “shtyrja sot (28 dhjetor) ishte rrjedhojë e kërkesës që bëmë ne për largimin e gjyqtares”.
“Herën e parë kemi kërkuar mbi bazën e aktit të shkarkimit të vendimit të KLD-së në viti 1996, ku Sali Berisha ka qenë President dhe në cilësinë e Kryetarit të KLD-së dhe shkresës së Këshillit të Lartë gjyqësor që konfirmon të njëjtën gjë me motivacionin për paaftësi në punë”, u shpreh ai.
Sipas tij, u rrëzuan të gjitha kërkesat që ishin parashtruar në seancë, përfshirë dhe të gjykimit për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të nenit 73 pika 2 ndaj të cilit ishte deklaruar pavlefshmëria e procedurës.
“Këto dhe shumë kërkesa të tjera të rrëzuar nga gjykatat ne i konsiderojmë njëanshmëri dhe kërkojmë dorëheqjen e kësaj gjyqtarë. Ligji na jep tre ditë kohë dh kjo kërkesë do të jetë dhe me provat që vërtetojnë pretendimin tonë . Ne po përdorim gjitha mjetet ligjore, të kapim të gjitha shkeljet që ne mendojmë që po e bëjnë këtë proces të parregullt. Ne po bëjmë këto pretendime që ti shterojmë në shkallë të parë që nëse kjo gjykatë do ti mohojë, do i drejtohemi gjykatës së Apelit. Ky është obligimi jonë ligjor si mbrojtje” theksoi ai.
Ndërsa juristja Gjikondi iu drejtuar avokatit mbrojtës që gjithë këto janë proceduar dhe Sali Berisha po fshihet pas tyre për të fituar kohë dhe për të shtyrë seancat gjyqësore.
“Pavarësisht se jeni avokat i Berishës dhe mbroni interesat e tij, nuk mendoni që po perceptohet si hile që nuk janë në formatin politik të Berishës.”
Nga ana e tij Gjokutaj argumentoi se shkaqet që paraqiten janë bazuar në dispozitat e posaçme të Kodit të Procedurës Penale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




