Përplasje e fortë, Gjikondi-Gjokutajt: E keni ulur nivelin e Berishës si të Dritan Dajtit

Politikë | 3 vite më parë

Juristja Brisida Gjikondi dhe avokati Genc Gjokutaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “3D” në RTSH, teksa po diskutohej në lidhje me procesin gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Avokati i Berishës u shpreh se vendimi u shty sërish në seancën e sotme për shkak të kërkesës së përsëritur për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka.

Nga ana tjetër, Gjikondi tha se po përdoren shtigjet ligjore për të zvarritur seancën, ndërsa bëri deklaratën e fortë se mbrojtja e Berishës po bëhet “me stilin e Dritan Dajtit”.

Debati

Gjokutaj: Ne e kemi bazuar në dispozitat e posaçme të procedurës penale. Shkaqet që ne paraqesim e detyrojnë gjykatësin të heqë dorë vetë pa ia kërkuar ne, por ajo refuzon.

Gjikondi: Riemërimi i Berishës nuk e zeron problematikën e konfliktit të interesit?

Gjokutaj: Bëhet fjalë për gjykatësen Irena Gjoka. Kjo është shpikje e mendjeve që nuk e duan përjashtimin.

Gjikondi: Pse pret ta çojë Gjykata në Gjykatë Kushtetuese, pse nuk e çoni ju?

Gjokutaj: Nëse bazohemi te Kodi i Procedurës…

Gjikondi: E keni ulur nivelin e Berishës në nivelin e Dritan Dajtit, për procedurë po zvarrit dënimin e tij. Për standardin që ka Berisha mendon që varianti ku ka ligje ka dhe shtigje është mbrojtja e duhur?

Gjokutaj: Unë po them Kodi i Procedurës…

Gjikondi: Po flasim për një person që ka qenë në krye të shtet shqiptar nuk është në standardin e tij kjo.

Gjokutaj: Lere standardin e Berishës se nuk jemi këtu për standardin.

Gjikondi: Jo mo jo, se stilet që po përdor janë të njëjtat që ka përdorur Dritan Dajti.

Gjokutaj: Ti karshi figurës së Berishës e ke zbuluar veten.

Gjikondi: E kam zbuluar e hapur fare jam, kush të tha që jam kamufluar?

Gjokutaj: Zoti Berisha mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese por pasi të kalojë njëherë shkallët.

Gjikondi: Këto nuk janë shumë të ndershme si stile. Nga gjyqtarja që ky nuk e njeh i thotë që këtë çështjen çoje në gjykatë Kushtetuese. Duhet ta çojë vetë gjykatësi. Çojeni ju, apo nga Gjykata Kushtetuese ju tha njëherë jo.

Gjokutaj: Po ti nuk ke bërë njëherë gjyq, kjo është e tmerrshme.

Gjikondi: Goditjet poshtë brezi nuk më prekin fare.

Gjokutaj: Unë nuk mund të përballoj një njeri që flet si në miting.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme