Incineratori/ Berisha: Veliaj do vjedhë 12 milionë euro, punonjësit e administratës na ndihmuan me dokumentet

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në konferencën për media, ka hedhur sërish akuza mbi incineratorin e Tiranës, duke deklaruar se po vidhen edhe 12 milionë euro të tjera. Për të mbështetur akuzat e tij, Berisha bën me dije se dokumentet ia kanë siguruar punonjës të administratës.
Në lidhje me atë të cilën ai e konsideron vjedhje, Berisha fajëson kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Shfrytëzoj rastin për të falenderuar me mirënjohje të gjithë ata punonjës të administratës të cilët na ndihmuan të ishim sot të saktë para jush.
Sepse siç e shihni, gjë më bizare se kjo, kjo do të thotë se nuk na mjaftoi vjedhja prej 12 milionë, por duhet të vjedhim 24 milionë.
Dhe garantoj ata punonjës të përgjegjshëm se burimi ruhet dhe do ruhet në mënyrë absolute në çdo rast.
Por kjo që ju patë dhe dëgjuat, kur u lexua, sigurisht nuk mund të dilej dhe paraqitej para jush pa bërë verifikim të plotë, sepse del jashtë çdo lloj imagjinate.
Pra, qeveria jep 12 milionë- dhe ai është ligj parlamentar dhe në kontratë ky është fondi që duhet paguar- por Skapi është i kapur- nga ana tjetër, Erion Veliaj do të vjedhë 12 milionë të tjera.
Kjo është e paimagjinueshme.
Por është e imagjinueshme kur mburojë e vjedhjes qeveritare, mburojë e patundur e vjedhjes qeveritare qëndron Skapi i partisë”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




