Hasani: Progres në integrimin europian, Shqipëria gati për konferencën e dytë ndërqeveritare

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në fjalën e tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se ekipet diplomatike kanë pasur performancë të shkëlqyer gjatë 2023-shit.

Ai theksoi se Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare, dhe në fillim të vitit 2024 do të ketë lajme të mira për avancimin e mëtejshëm të këtij procesi.

“Gjatë 2023-shit ja dolëm të kemi performancë dinjitoze mbi çështje më të mprehta që prekin botën. Ne gëzojmë sot respektin dhe admirimin e miqve dhe aleatëve tanë në NATO.

Puna e Shqipërisë për të thelluar reformat europianizuese, roli konstruktiv në rajon janë vlerësuar si model suksesi për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Gjatë 2023-shit u mbyll me sukses procesi i shqyrtimit analitik i legjislacionit shqiptar për të vlerësuar përputhshmërinë dhe procesi i screening.

Shqipëria është sot gati për konferencën e dytë ndërqeveritare sipas vlerësimeve të KE, vendeve anëtare dhe konkluzioneve të këshillit të datës 12 dhjetor.

Në fillim të 2024, presim të kemi lajme të mira për avancimin e mëtejshëm të këtij procesi”, tha Hasani, ndërsa u ndal më tej te Samiti i Diasporës i mbajtur më 22-23 nëntor në Tiranë.

Hasani deklaroi se gjatë 2024-ës, fokusi do të jetë mbi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të diasporës me faktorin shqiptar.

“Samiti i Diasporës mirëpriti propozimin tonë për të shpallur 22 nëntorin, ditën e alfabetit si festë kombëtare

Vitin që vjen do punojmë për të çuar përpara interesat e vendit në këto drejtime, konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të diasporës me faktorin shqiptar; krijimi I sinergjive të reja mes nesh prioritet i 2024-ës.

Do konsolidojmë rolin strategjik të shqiptarëve si faktor stabiliteti dhe garant të orientimit euroatlantik në rajon, do vazhdojmë koordinimin me SHBA”, tha Hasani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme