Debat i fortë/ Noka: Jo tym, po keni për të parë më shumë. Çipa: Ju s’po zgjidhni krizën brenda jush!

Analistin Aleksandër Çipa ka replikuar me deputetin Flamur Noka në lidhje me strategjinë që po ndjekin deputetët që mbështesin ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe tensionimin e seancave plenare dhe flakadanëve që hidhen në sallë e Kuvendit.
Deputeti Noka, duke kërkuar solidaritetin e medias dhe shoqërisë civile u shpreh se, “kur opozitës i mbyllet goja duhet të shqetësohet çdo njëri dhe kryesisht media e lirë sepse po i vjen radha”.
Sepse sipas tij, kur shkelet me këmbë si opozitë duhet të shqetësoheshit gjithë shoqëria ,edhe kur u shkelën të drejtat kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, por kur opozita reagon me çdo mjet demokratik , atëherë ju shqetësoheni dhe thoni opozita hedh tym.
Në këtë kontekst deputeti Noka ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se , “jo të tymuar por keni për ta parë edhe më shumë atë sallë sepse ku vend duhet të ketë demokraci parlamentare. Ndaj, ose do respektohet republika parlamentare ose republika ka rënë”, u shpreh ai.
Analisti Aleksandër Çipa duke e quajtur një retorikë këtë nga ana e deputetin Noka, theksoi se opozita nuk i ka kapacitetet për të bërë këtë lloj opozitarizmi sepse nuk ka mbështetjen dhe nuk po zgjidh dot problemin e brendshëm mes Partisë Demokratike.
“A jeni ju në kapacitetin për të shndërruar këtë gjë dhe të ngrini republikën parlamentare kur ju keni dy vjet dhe nuk po zgjidhni dot krizën brenda vetes suaj.? Keni strategji të gabuar për të bërë këtë lloj opozitarizmi”, theksoi Çipa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




