Sulo: Pse vrasja u bë para futjes së regjimit “41 bis”? Ja dyshimet…

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Arjon Sulo ka hedhur hije dyshimi duke bërë një lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe me faktin e mos futjes së autorit në regjimin e “41 Bis”, që sikurse e tha ai, ka pasur një ditë më parë një vendim të ministrit Manja.

Duke folur për emisionin “3D”, Sulu tha se, “për autorin e vrasjes sot kishin nisur procedurat për “41 Bis” dhe për mendimin tim këtu mund të ketë një këputje të hallkave të zinxhirit të administratës së burgjeve”.

Sipas tij ka ceduar siguria në këtë institucion të sigurisë së lartë sepse sika mundësi që një i burgosur me burgim të përjetshëm të ketë armë zjarri.

“Ka cedim të sigurisë në burgun e Peqinit,  sepse si u fut armë në këto ambiente, mos futja menjëherë në sigurinë e “41 Bis” kur është shpallur që ditën e djeshme (14 dhjetor)?.

Ka një koincidence kohore mes këtyre fakteve, arma në burg dhe mos futja e menjëhershme në regjimin e sigurisë së lartë “41Bis”tha ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se, “unë jam duke thënë që ajo hallka që mund të ketë qenë e korruptuar nuk e ka futur në kohë në këtë regjim të sigurisë së lartë duke i dhënë kohë që të kryej veprën”.

“Krimi i ka bërë një sfidë të madhe shtetit. Pas 2013 një pjesë e mirë e bandave u fut në Parlament me mandat deputeti duke u krijuar në një model  dhe u bënë partner me politikën”, përfundon Sulo.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme