Nesturi-Nokës: Nuk ju mbështet njeri. Kukësi ju braktisi… Noka: Rama i bleu votat

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Plator Nesturi është përplasur me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Nokën në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 duke i vënë në dukje se opozita ka humbur mbështetjen. Ndërsa i solli në vëmendjen zgjedhjet e fundit në Kukës, të cilën e fituan socialistët.

“Është shembulli më i qartë, që jo vetëm nuk u bashkuat, por ju braktisën edhe më shumë. Ju lanë edhe vetëm, Luli nuk doli as me kandidat” , u shpreh Nesturi.

Nga ana e tij, Noka iu përgjigj se të thuash një gjë të tillë duhet të “jesh qorr, edhe shurdh. Edi Rama ka një aksiomë, çfarë nuk blihet me lekë, blihet me shumë lekë dhe varfëroje këtë popull se ashtu e blen më kollaj. Që këtu ke mbaruar! Ndaj themi që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën”

Debati në studio:  

Plator Nesturi: Atëherë duhet ndryshuar populli, se nuk ka logjikë tjetër!

Flamur Noka: Duhet të ndryshojë njeriu që kërkon ta varfërojë dhe nënshtrojë këtë shoqëri për ta blerë.

Plator Nesturi: Po pati frymë për të ndryshuar, po pati besim te opozita… hidh lekë sa të duash.

Alban Dudushi: Kush i çoi lekët në Kukës për llogari të Edi Ramës?

Flamur Noka: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Belinda Balluku. Këta ishin ata që tre veta që drejtuan dhe shpërndanin thasë në Kukës.

Alban Dudushi: Nga xhepat e tyre i nxorën ata?

Flamur Noka: Këtë duhet ta shohim pastaj se nga xhepat e tyre nuk i nxjerrin. I nxjerrin nga tenderat dhe taksat e shqiptarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme