Kushtetuesja pezulloi marrëveshjen për refugjatët, Meloni: E respektoj, por s’do dështojmë

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni duke folur në samitin për Ballkanin Perëndimor në Bruksel ka deklaruar midis të tjerave se Italia është optimiste për ecurinë dhe zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për pritjen e emigrantëve.

Duke u ndalur te emigracioni Meloni shpjegoi se parashikohet që Shqipëria të ngrejë dy qendra italiane për menaxhimin e emigrantëve në territorin e saj.

“Jam optimiste se nuk ekziston rreziku i dështimit të marrëveshjes me Shqipërinë për Qendrat e Riatdhesimit (CPR)”, deklaroi Meloni, ndërsa shtoi se “respektoj vendimet e një kombi sovran”, duke iu referuar qëndrimeve të ndryshme që janë shprehur në Shqipëri pasi Partia Demokratike e dërgoi këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana e saj, Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin e marrëveshjes pak ditë më parë pas dy ankesave të Partisë Demokratike të cilat nënvizonin antikushtetutshmërinë e kësaj marrëveshjeje.

Gjithashtu edhe Bashkimi Evropian ka shpjeguar se marrëveshja midis dy vendeve është jashtë ligjit evropian.

Megjithatë, kryeministrja italiane Georgia Meloni beson se nuk do të ketë nevojë për një plan B për sa kohë është një marrëveshje me Shqipërinë për të cilin ajo shprehet besimplotë se do të realizohet, transmeton EuroNews. 

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme dhe nëse gjithçka shkon mirë, ne do të bëjmë çmos në javët e ardhshme që ta përshpejtuar edhe më tej. Tani për tani nuk kemi nevojë për një plan B, por do të kërkojmë një të tillë nëse është e nevojshme”, shpjegoi Meloni.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme