Karamuço: Për herë të parë politika po ndahet nga drejtësia

Politikë | 3 vite më parë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço është i mendimit se roli që ka marr SPAK-u tashmë po bënë të mundur që politika të ndahet me drejtësinë.

Duke folur në emisionin “3D” në RTSH, Karamuço u shpreh se, “që nga koha e Monteskjes që foli për parimin e ndarjes së pushteteve , ne tani pas 33 vitesh me ketë demokraci hibride sikurse quhet nga shumica e vendeve evropiane, kemi filluar të japim shenjat e para të një lloji pavarësie të pushtetit të tretë , që është ai i gjyqësorit”.

Sipas tij, gjithë këto vite ne nuk kemi pasur pavarësi. Duhet ta pranojmë këtë! 

“Duhet të gëzohemi që politika po shikon këtë lloji ndarje dhe distance me gjyqësorin që deri dje politika e kishte në sqetull dhe e përdorte për çdo lloj mbulimi të atyre interesave dhe aferave që ka pasur gjatë këtyre viteve”, u shpreh ai.

Ndaj theksoi eksperti Karamuço, “politika po e konsideron faktin që pse po hetohem? Jo pse do gjykohem dhe do dënohem nëse  do shpallem fajtor.  Pra pse unë po thirrem dhe mu hap dosja që në një vend tjetër do të ishte një gjë fare normale”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme