33-vjetori i themelimit të PD-së, Basha: Një pjesë e jona sillet rrugëve, e frikësuar nga drejtësia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në 33-vjetorin e themelimit të kësaj force politike se një pjesë PD-së sillet akoma rrugëve e frikësuar nga drejtësia.
Megjithëse Basha nuk përmendi emra konkretë, ai theksoi se kjo pjesë e Partisë Demokratike është e verbuar nga interesi personal dhe e trembur nga gjykimi i historisë politike.
“E di që në këtë përvjetor jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë këto vite. E di që në këtë përvjetor, një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e verbuar nga interesi personal e frikësuar nga gjykimi i historisë, e trembur nga dora e drejtësisë!”, u shpreh Basha.
Basha solli në vëmendje pyetjen që bëhet mes demokratëve dhe shumë qytetarëve se e “kujt është Partia Demokratike?”
“Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare, është partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë evropiane shqiptare”, tha Basha ndërsa shpjegoi në pak fjalë edhe programin që ka grupimi i tij politik për shqiptarët.
Sipas tij, përmes këtij programi Partia Demokratike synon të mbajë në Shqipëri të rinjtë e talentuar.
“Sot ju themi shqiptarëve se po përfundojmë programin tonë që ta çlirojmë dhe ta forcojmë ekonominë tonë që t’ju japim më shumë mundësi për punësim, që ta rrisim mirëqenien tuaj personale dhe familjare, që të krijojmë kushte për ta mbajtur këtu rininë tonë të talentuar”, tha Basha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




