GJKKO tërhiqet për vendimin, Beleri reagon në sallën e gjyqit: Ndaj meje po bëhet padrejtësi

Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit është tërhequr për të marrë një vendim ndaj Fredi Belerit i cili akuzohet për blerjen e votave në zgjedhjet vendore të 14 maj, teksa kandidonte për kryebashkiak të Himarës.
Në deklaratën e tij para gjykatës, Beleri ka theksuar se “ndaj meje po bëhet një padrejtësi për interesa politike dhe financiare”
“Zgjatja, shtyrja, përcjellka nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi”, ka theksuar Beleri.
Sipas Belerit, gjykata po dëmton atë dhe familjen e tij. Ndërsa ka nënvizuar se po mbahen në qëndrime armiqësore.
“Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.
Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësorë, duke na ndarë në grekën dhe jo grekë. Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Po dëgjojmë çudira në këtë gjyq”, është shprehur Beleri.
GJKKO tërhiqet për vendimi… by Rtsh Faqe
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




