Kongresi i SPD gjermane, Rama: Scholz përtëriu Procesin e Berlinit, të përkushtuar në bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale të shtunën, ka përshëndetur kongresin e SDP që po zhvillohet në Berlin. Nëpërmjet këtij reagimi, Rama vlerësoi rolin e kancelarit Olaf Scholz në rigjenerimin e Procesit të Berlinit.
“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht Kancelarin Olaf Scholz për lidershipin e tij. Procesi i ripërtërirë i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e angazhuar në këtë proces si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në X.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




