Kongresi Socialist i 8 dhjetorit, analizë qeverisjes dhe organizim për mandatin e 4-ët

Politikë | 3 vite më parë

Partia Socialiste mbledh në 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, Kongresin jashtë radhe, objektivi i të cilit është përgatitja për mandatin e 4-ët qeveritar të kësaj force herët politike.

8 dhjetori mbeti data finale, pasi më herët mbledhja e tij u shty, për shkak të analizave më të detajuara në secilën prej degëve në qarqe.

Kongresi i 8 dhjetorit do të përfshijë në analizë të thelluar arritjet e qeverisjes së majtë, ku ndër më kryesoret mbetet reforma në drejtësi, por burimet konfirmojnë që punimet që parashikohet të zgjasin rreth 5 orë, të trajtojnë në panele të dedikuara edhe çështje që ende s’kanë marrë drejtësi, siç është 21 Janari.

Me mjaft interes pritet fjala e kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama, pasi kreu i Grupit Parlamentar socialist, Bledi Çuçi, la të hapur mundësinë e surprizave.

Kongresi Socialist i 8 Dhjetorit mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe delegatët do të miratojnë vendimin për Organizimin dhe Zhvillimin e Zgjedhjeve të Përgjithshme në parti dhe pika e dytë do të jetë votëbesimi i Sekretariatit Ekzekutiv të PS-së, i votuar në Asamblenë e 4 Shtatorit, ku Sekretar i Përgjithshëm u votua Blendi Klosi si dhe u zgjodhën drejtuesit e 8-të sekretariateve të partisë.

Sekretar i Përgjithshëm -Blendi klosi

Sekretar për Organizimin -Adrian Cela

Sekretar për Çështje ligjore -Eridian Salianji

Sekretar për Burimet Njerëzore -Eduart Ndreca

Sekretar Digjital dhe Rinisë- Etjen Xhafa

Sekretare e Gruas -Evis Kushi

Sekretare për Marrëdhënien me Jashtë -Romina Kuko

Sekretare e Programit- Milva Ekonomi

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme