Balla pret Ambasadoren e Kanadasë, Goldberg: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë e luftën kundër trafiqeve

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në një takim ambasadoren e Kanadasë, Elisa Goldberg, me të cilën ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes qeverive të të dy vendeve.

Në këtë takim, u trajtuan një sërë çështjesh, por theksi i bisedës ishte në fushën e sigurisë publike, luftën kundër krimit dhe trafiqeve, sidomos trafikut të lëndëve narkotike.

Në një postim në rrjete sociale, Ministri Balla u shpreh se “Vlerësojmë bashkëpunimin e deritanishëm me agjencitë ligjzbatuese kanadeze dhe jemi gati të bashkëveprojmë në hetime të përbashkëta”.

Ambasadorja kanadeze postoi gjithashtu një lajm rreth takimit në profilin e saj, ku nënvizonte larminë e çështjeve të trajtuara në takim, duke në dukje angazhimet e përbashkëta për luftën kundër dhunës mbi bazë gjinore.

Goldberg u shpreh gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe atë policore si dhe  menaxhimit të flukseve migratore.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme