Curi: Rama-Kurti, luftojnë se kush do të jetë “babai i kombit”

Analisti Arjan Curi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se homologun e tij Albin Kurti se janë në konkurrencë me njëri-tjetrit se kush do të jetë “babai i ardhshëm i kombit”.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, ku u diskutua në lidhje me praninë e Kurtit dhe Ramës në Vlorë për 111-vjetorin e Pavarësisë, Curi tha se debati mes tyre është, sipas tij, se kush do të jetë Ismail Qemali i ardhshëm.
Ai e konsideroi këtë si një gjë të turpshme, teksa shtoi se ky protagonizëm shihet edhe nga Europa.
“Kishim një konkurrencë sot në Vlorë mes Kurtit dhe Ramës që nuk është thjeshtë një debat për arsye të Mitrovicës së veriut, ai është sebepi, debati mes tyre është babai i kombit, kush do jetë Ismail Qemali i ardhshëm. Kjo është një gjë e turpshme dhe Europa dhe bota e shikojnë këtë protagonizmin tonë të vogël ballkanik dhe periferik dhe prandaj nuk na marrin edhe seriozisht”, tha Curi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




