Rama në Asamblenë Kombëtare: T’i lëmë karriget për njerëz të tjerë!

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i PS dhe kryeministri socialist Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në nivele të ndryshme të formumeve të socialiste. 

Duke folur në Asamblenë Kombëtare të PS, Rama tha se “çatia e PS” duhet të zgjerohet. “Po përse duhet të jesh edhe drejtor edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare?” ka shtruar ai pyetjen.
 
“Duhet të zgjerojmë PS. Duhet ti hapim zonë të lirë njerëzve të tjerë në forumet tona. Ne nuk mund të jemi të mbyllur më” tha ai. “Shikoni sa vende krijohen në asamble sikur të lëmë drejtorët të bëjnë drejtorët dhe të lëmë karriget të mbajnë ca njerëz të tjerë dhe jo vetëm drejtorët” tha kreu i PS dhe kryeministri Rama. 

Deklaratat e tij po komentohen si erë ndryshimesh në nivelet e forumeve të socialistëve.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme