Gjikondi: Olldashi jeton në shtëpinë e blerë tek Malltezi. Hoxha: Duhet të dorëhiqej

Juristja Birisida Gjikondi ka ngritur pretendimin se gjyqtarja Iliriana Olldashi që gjykoi çështjen e Jamarbër Malltezit dhe që ndryshoi masën e tij të sigurisë, është në konflikt interesi, pasilka pasur marrdhënie biznesi me Malltezin dhe firmën që shiste apartamentet e tij.
“Apartamenti ku banon gjyqtarja është në administrim të ‘Homplane’. Ajo ka konflikt interesi. Nëse e di kodin etik të gjykatës, ajo është në konflikt interesi, pasi ka pasur një marrëdhnie biznesi.”, deklaroi Gjikondi në emisionin ‘3D’ në RTSH.
Ky pretendim u mbështet edhe nga avokati Arbër Hoxha.
“Mund ta gjykonte një gjyqatrare tjetër që s’ka lidhje. Edhe sikur ta kesh komshi duhet të japësh dorëheqje”, theksoi Hoxha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




