Ali Ahmeti: Evropa s’do gjejë kurrë qetësi pa integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se Evropa nuk do të gjejë paqe deri në anëtarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke folur në samitin e tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, Ahmeti theksoi se Evropa nuk mund të ketë as stabilitetin pa pranuar në gjirin e saj Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të ngrejë zërin në këtë drejtim, ndërsa i bëri të ditur mbështetjen e aktorëve politikë në hapësirën mbarëshqiptare.

“Evropa nuk mund të jetë e jetë pa Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi. Nuk mund të ketë paqe, stabilitet dhe siguri pa Ballkanin Perëndimor. Fundi i fundit, djepi i Evropës është Mesdheu. Prandaj ne vendin e kemi aty por me përkushtim duhet punuar dhe asgjë e parealizueshme nuk mund të jetë. I dashur Edi Rama unë mendoj që jemi një hap para anëtarësimit dhe duhet ta ngresh zërin ashtu siç e ke ngritur deri tani. Ne të tjerëve nuk na ke pas por na ke në krah”, u shpreh Ali Ahmeti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme