Asambleja e PS, Rama: Reformën në drejtësi e bëri Partia Socialiste, jo Amerika

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama tha se reformën në drejtësi e bëri Partia Socialiste, jo Amerika.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste që u mblodh në Pogradec, kryeministri tha se sot falë reformës, të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Që në opozitë kemi bërë përpjekje për drejtësinë. I kemi propozuar qeverisë së asaj kohe reformë në drejtësi. Po ndodh diçka që nuk ka ndodhur në në themelimin e shtetit. S’ka bë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet kush je as se me kë je as sa lart je dhe as sa lart je mësuar të shohësh të tjerët por të kërkon të paraqitesh. Thonë disa se këtë drejtësi e kontrollojmë ne. Pse e thonë? Sepse nuk është mësuar njeri këtu sidomos nga ata që kanë pasur pushtet që të funksionojë kështu sepse kështu ka funksionuar gjithmonë. Kur kanë qenë ata në pushtet drejtësia ishte farsë. Natyrisht që ka gjëra që mund ti diskutojmë ka gjëra me të cilat mund të jemi apo mos jemi dakord,” u shpreh Rama.

Duke cekur buxhetin e 2024, kryeministri tha se 400 milionë euro do të shkojnë për rritje pagash gjatë vitit të ardhshëm.

“Do rriten pagat për mësuesit përsëri, po këtë vit në mënyrë të konsiderueshme siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet, për mjekët e përgjithshëm, për infermierët, do rriten për punonjësit e policisë, siç e premtuam. Do rriten pagat për ushtarakët dhe për të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit,” shtoi kryetari i qeverisë.

Në 2024, qeveria socialiste parashikon 250 milionë euro për indeksimin e pensioneve, ndërsa është zotuar që taksa për biznesin e vogël të jetë zero deri në vitin 2029.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme