Gjokutaj: Meta nuk është spiun i Sigurimit

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, avokati, Genc Gjokutaj deklaroi se sulmet politike ndaj Metës nuk janë të parat.
“Kujtojmë procedurën që u ndoq në Kushtetuese për shkarkimin e tij. Ishte tërësisht politik procesi. Mori përgjigje shterruese nga Kushtetuesja. Ikën nga presidenca Meta. Po të ishte spiun i Sigurimit mund të niste procesi dhe kur ishte President. Prokuroria bëri mosfillim të çështjes duke mos pyetur as bashkëpunëtorin real I. M të sigurimit. Meta s’është spiun i Sigurimit. Ata që e bënë këtë kanë përgjegjeësi penale.”, tha Gjokutaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




