Sulo: Pse po goditet Berisha? Qëllimi është të shkërrmoqet fare opozita

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Arion Sulo, në emisionin ‘3D’ në RTSH, vlerëson se lëvizjet e SPAK-ut janë të motivuara politikisht, ndaj dhe Berisha po mbrohet politikisht.

“Faktet flasin që 3 javë më parë është arrestuar Malltazi dhe janë dhënë masat ndaj Berishës. Aksioni opozitar ka filluar 3 ditë më parë. Kishte 3 javë që grupi i PD diskutonte se çfarë do të bënte. Kishte disa alternativa. Ne duhet të kemi frikë nga drejtësia e padrejtë, jo nga drejtësia e drejtë. Nëse akuzojmë se Berisha rri aty se dëshëron të mbrohet nga SPAK kjo s’është e vërtetë. Opozita është me dy liderët e saj nën hetim, ndërsa nga krahu tjetër jo. Kjo është goditje ndaj opozitës. Berisha po goditet politikisht nga SPAK-u, ndaj dhe po mbrohet politikisht.”, tha Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme