Rama: Me buxhetin e ri, rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një njoftim të rëndësishëm për buxhetin e ri. Kryeministri kujton se në buxhetin e vitit 2024, do të rriten pagat për 30 mijë mësues.
Rama e cilëson rritjen domethënëse, e cila do të aplikohet vitin që vjen.
“Mirëmëngjes, me lajmin e mirë se në buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




